Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City në fund të sezonit aktual.
Shumë spekulime janë shfaqur këto ditë mbi të ardhmen e trajnerit spanjoll.
Në konferencë për media, Guardiola tha se askush nuk e di të ardhmen dhe se në futboll mund të ndodhin gjëra të befasishme.
“Jam këtu! Çfarë ndodhë, kush e di? Por, edhe nëse do kisha kontratë 10 vjeçare ose gjashtë muajsh, prapë nuk dihet, dhe se futbolli ndryshon shumë”, u shpreh Guardiola.