117 minuta në Ligue 1 nuk mjaftojnë

- Bota Sot

117 minuta në Ligue 1 nuk mjaftojnë

Redon Xhixha nuk është më ai i kohëve të arta kur luante te Laçi apo Tirana. ish-i i Superiores po vuan vitet e fundit për të gjetur vazhdimësinë, teksa ekipet ku ka qenë pjesë, nuk i kanë besuar formacionin.

Kështu për shkak minutash, Xhixha ka kërkuar largimin nga CR Belouizdad.

Vbetëm 117 minuta në kampionatin algjerian janë shumë pak për sulmuesin shqiptar, i cili kërkon një aventurë të re në merkaton e janarit.

Por në këto kushte, mësohet sipas mediave se 27-vjeçari është lënë jashtë nga trajneri i skuadrës për 2 ndeshjet e fundit. Timonieri, Read Ramovic nuk e ka preferuar dhe në këtë mënyrë ka lënë jashtë liste ish-in e Tiranës.

Vetëm 5 ndeshje në këtë sezon në Ligue 1 janë shumë pak dhe tashmë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me laçianin, i cili me Kombëtaren shqiptare ka luajtur vetëm 10 minuta ndaj Katarit në miqësoren e vitit 2022, teksa me U-21 ka qenë një lider në formacion.



Lexoni të gjitha në Bota Sot