I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, Gig iDi Biagio foli për përvojën e tij si trajner i kombëtares U-23 të Arabisë Saudite:
“Së pari duhet të përshtatesh me zakonet lokale.
Ndodh shpesh që në dhomën e zhveshjes një lojtar të më kërkojë leje të largohet për t’u falur.
Gjithsesi, ajo që lojtarët sauditë duhet të përvetësojnë është vëmendja ndaj detajeve. Në këtë aspekt, ardhja e yjeve të mëdhenj mund të ushqejë frymën e imitimit”.
Më pas, Di Biagio ndalet te kombëtarja italiane. Më 26 mars, Italia do të përballet me Irlandën e Veriut në gjysmëfinalen e “play off”-it kualifikues për Botërorin.
Në rast kualifikimi, do të ndeshet me fituesen mes Bosnjës dhe Uellsit: “Shpresoj dhe besoj se do të kualifikohemi.
Kam folur pak orë më parë me Gattuso, e shoh të karikuar dhe të vendosur”.
Në fund, kujton periudhën si trajner i përkohshëm i Italisë:
“Ishte krenari. Të dëgjoja Mancinin që më vlerësonte për skemën 4-3-3 kundër Argjentinës dhe Anglisë ishte nder. Po ashtu, fakti që 16 lojtarë të rritur me mua te U-21 kanë fituar Europianin është një shpërblim që vlen sa një trofe”.