Sulmuesi i Bregut të Fildishtë përjashtohet nga Kupa e Kombeve të Afrikës

- Bota Sot

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë përjashtohet nga Kupa e Kombeve të Afrikës

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Sebastian Haller, do të humbas Kupën e Kombeve të Afrikës.

31-vjeçari ka dëmtoi muskulin e kofshës në ndeshjen e Eredivisie fundjavën e kaluar me FC Utrecht kundër NAC Breda.

Federata e Futbollit e Bregut të Fildishtë konfirmoi të premten se Sebastien Haller është përjashtuar nga lista e futbollistëve të ftuar për Kupën e Kombeve të Afrikës.

Ai zëvendësohet nga futbollisti i Aston Villës, Evann Guessand.

Haller iu bashkua kampit të Bregut të Fildishtë në Marbella të Spanjës, duke iu nënshtruar trajtimit gjatë qëndrimit të tij atje, megjithatë, nuk u rikuperua në kohë për turneun dhe u hoq nga skuadra.



Lexoni të gjitha në Bota Sot