Dinamo fitoi për herë të parë me përmbysje në këto 17 javë të Superiores. Iu desh përballja me Vorën, që ekipi i Dajës t’ja dilte në këtë mënyrë. Ndeshja u mbyll me shifrat 2-1, por dhuroi shumë emocione.
Në pjesën, Vorës iu anulua goli i Fazlagiçit dhe gjeti avantazhin me penallti falë Bardhit. Në të dytën Dinamo përmbysi gjithçka me Tekseira dhe Bregun.
Qardakut iu anulua gol pas rishikimit në VAR. VAR i erdhi shumë në ndihmë Rustës për disa vendime në fushë.
Nga ana tjetër trajneri Ilir Daja feston me fitore 600 ndeshje në karrierë.