Tetova: Partizani ishte ekipi për t’u mundur, 3 pikë të rëndësishme

- Bota Sot

Tetova: Partizani ishte ekipi për t’u mundur, 3 pikë të rëndësishme

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për emisionin “Super Gol” në RTSH pas fitores përballë Partizanit në kampionat. Tekniku i rrogozhinasve vlerëson kundërshtarin, por deklaron se e rëndësishme është që skuadra mori 3 pikë përballë një rivali në formë.

“Sigurisht që e rëndësishme është fitorja, kishim kontroll lojën pjesën e parë dhe dytë deri në momentin e kartonit të kuq pastaj normale ka tension, por të rëndësishme janë 3 pikët

E cilësova para ndeshjes që Partizanit ishte ekipi për tu mundur, sigurisht patën momentet e veta por ne ishim shumë përpara portës se ata.

Çdo skuadër sheh rrugën e saj, të jemi të ndryshëm në lojë, kjo është ajo që kërkoj dhe më pas të shohim si do të shkojë loja”, tha mes të tjerash Tetova.



Lexoni të gjitha në Bota Sot