Zejnullai: Historike për klubin, për tifozët, për qytetin

- Bota Sot

Zejnullai: Historike për klubin, për tifozët, për qytetin

Mesfushori 26 vjeçar, futbollisti Arbin Zejnullai ishte “motor” i skuadrës së Shkëndijës së Tetovës në mesfushë dhe bashkë me R. Ramadanin e Qakën vrapuan pafund, duke arritur të kompensojnë në pjesën më të madhe të ndeshjes edhe inferioritetin numerik pas daljes së Latifit me të kuq.

Shkëndija u mund 1:0 nga AEK Larnaca në Qipro në duelin e xhiros së 6-të të UEFA Conference League, derisa 7 pikët e tubuara mjaftuan për të kaluar në fazën e play offit dhe sigurim të minimum edhe dy ndeshjeve evropiane në pranverën e vitit 2026.

“Të them të drejtën nuk ia arritëm kualifikimin ashtu siç donim me rezultat pozitiv.

Por në fund të fundit e rëndësishme është kualifikimi, pasi është diçka historike për klubin, për tifozët, për qytetin. E kemi kërkuar këtë gjatë 10 apo 11 viteve dhe jemi me fat që ne e arritëm këtë”, tha pas ndeshjes Zejnullai, me një dozë mërzie nga disfata ndoshta e pamerituar përballë AEK-ut. 

“Ishim në një rrugë të mirë. Kartoni i kuq i prishi balancat, por çunat sakrifikuan, e dhanë maksimumin, luajtën shumë mirë deri në momentin që morëm golin nga një goditje standarte.

Mirëpo, ky është futbolli, ata kishin përparësi me një lojtar më shumë, ne luftuam, por nuk arritëm që të marrim një rezultat pozitiv. Megjithatë më e rëndësishme mendoj se është kualifikimi”, analizoi ndeshjen e mbrëmshme Zejnullai.



Lexoni të gjitha në Bota Sot