Klasikja e Shqipërisë

- Bota Sot

Klasikja e Shqipërisë

Tirana dhe Vllaznia do të përballen në kuadër të javës së 17-të të Superiores.

Sfidë kjo e cila do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”, në orën 13:30.

Një sfidë e mbushur me “halle” do të jetë Klasikja e Shqipërisë.

Kjo pasi forma aktuale e skuadrave po lë shumë për të dëshiruar.

Siç dihet bardheblutë në këtë sezon janë në “pikë të hallit”, teksa kanë vetëm 1 fitore deri më tani, atë në derbin e parë meë Partizanin.

Ndërkohë nga ana tjetër, shkodranët prej 5 javësh nuk e njohin fitoren.

Rezultatet këto që kanë “futur” në krizë edhe kuqeblutë. 90 minutat e kësaj Klasikeje do të jetë shumë të luftuara dhe momenti “ideal” i ekipeve për të siguruar fitoren dhe për të “shkelmuar krizën”.

Siç dihet fitorja në sfida të tilla, vlen më shumë se 3 pikë. Ekipet do të synojnë vetëm triumfin për t’u rikthyer te rezultatet pozitive dhe për të rikthyer në ekip atmosferën pozitive.



Lexoni të gjitha në Bota Sot