Ibraimi nënshkruan kontratë profesionale me St. Gallenin

- Bota Sot

Ibraimi nënshkruan kontratë profesionale me St. Gallenin

Kumanova ka një arsye të re për krenari! 17-vjeçari Leonit Ibraimi, me prejardhje nga qyteti i Kumanovës, ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me klubin e njohur FC St. Gallen 1879, që luan në Superligën e futbollit zvicerane.

Leoniti, i lindur më 16 qershor 2008, është një mesfushor defensiv me një talent të jashtëzakonshëm.

Ai ka kaluar të gjitha nivelet e të rinjve te St. Gallen, ka bërë edhe debutimin e parë në ekipin e parë të madh në ndeshjen e fundit të sezonit 2024/25 kundër Grasshoppers.

Për më tepër, muajin e kaluar ai përfaqësoi Zvicrën në Kampionatin Botëror U-17 në Katar, ku luajti në pesë nga gjashtë ndeshjet.

Klubi zyrtarisht njoftoi lajmin e madh më 16 dhjetor 2025 dhe kontrata e re e Leonit vlen deri në verën e vitit 2028. Jan Breitenmoser, Shefi i Zhvillimit Sportiv te St. Gallen, theksoi që ” Edhe pse Leoniti është në moshën të re, ai tashmë zotëron cilësi të shkëlqyera.

Me një teknik jashtëzakonisht të lartë, inteligjent në fushë dhe kreativ. Jemi të lumtur që mund ta mbështesim në rrugëtimin e tij të ardhshëm.”

Suksesi si ky i Leonitit është dëshmi e qartë se talentt tona mund të arrijnë shumë larg kur punojnë me përkushtim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot