Luftëtari do të presë në shtëpi Pogradecin

- Bota Sot

Luftëtari do të presë në shtëpi Pogradecin

Kategoria e Parë ditën e sotme do të zbresë në fushë. 8 ekipet do të sfidohen mes tyre për llogaritë e javës së 17-të të kampionatit, e cila është edhe e fundit për këtë vit kalendarik.

Kështu Luftëtari do të presë në shtëpi Pogradecin, ndërsa Laçi luan në transfertë ndaj Apolonisë.

Interesante janë edhe përballjet Kastrioti – Lushnja dhe Korabi – Burreli.

Ndërkohë vlen të theksohet se të gjitha duelet e ditës së sotme në Kategorinë e Parë do të luhen në të njëjtën orë. Saktësisht duke nisur që nga ora 13:30.



Lexoni të gjitha në Bota Sot