Sulmuesi Albian Ajeti ka periudhë të gjatë që nuk ka shënuar në fanellën e Baselit.
Mediumi zviceran “Blick” ka ngritur shqetësimin për futbollisti nga Kosova, duke shkruar që nga java e tetë nuk ka shënuar gol në Kampionatin e Zvicrës.
“Atë që Broschinski e ka arritur tani, dëshiron ta bëjë edhe partneri i tij në sulm te FC Baseli, Ajeti.
Edhe ai ka kohë që pret një gol. Më saktësisht, Ajeti dikur ishte golashënuesi më i mirë me fanellën e Baselit, nuk ka shënuar që nga java e tetë.
Atëherë, ai shënoi në fitoren 3:0 kundër Servettes.
Në nëntë paraqitjet që nga ajo kohë, ai ende nuk ka gjetur rrjetën”, shkruan media zvicerane.