Tirana dhe Vllaznia do të përballen ditën e sotme në kuadër të javës së 17-të të Superiores.
Klasikja e Shqipërisë që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi” do të nisë në orën 13:30.Bardhebluve iu duhet një fitore me patjetër ndërsa shkodranët kërkojnë të rikthehen te tre pikët për të mos iu larguar shumë kreut.
Trajnerët Nuhiju dhe Martini kanë zbuluar formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE
TIRANA: Tafas, Vera, Lleshi, De Freitas, Haxhiu, Marku, Mehmeti, Vogli, Falaje, Ismajli, Meta
TRAJNER: Ardijan Nuhiju
VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Pusi, Krymi, Kastrati, Balaj, Kallaku, Mala, Qato, Kuro, Gjini
TRAJNER: Edi Martini