Prishtina shijon gëzimin e parë me kryetrajnerin e ri Afrim Tovërlani

- Bota Sot

Prishtina shijon gëzimin e parë me kryetrajnerin e ri Afrim Tovërlani

Afrim Tovërlani megjithatë buzëqeshi në pankinën e klubit më të madh në Kosovë, Prishtina.

Skuadra më e trofeshme në vendin tonë, Prishtina, shënoi fitore me përmbysje me rezultat 2:1 ndaj Drenicës së Skenderajt, në takimin e javës së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Tovërlani pas një barazimi e dy humbjeve, shijoi fitoren e parë prej se ka marrë drejtimin e klubit të fëmijërisë.

Ballafaqimi mes Prishtinës dhe Drenicës së Skenderajt, u karakterizua me lojë të mirë dhe me tre gola në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Drenica kaloi në epërsi (0:1) në minutën e 32 të, autor i golit Ronaldo Chacon.

Prishtina këndellet dhe arriti të barazojë në minutën e 59-të duke i falënderuar futbollistit Ramiz Bytyqi.

Futbollisti Mario Ilievski shënoi në minutën e 78-të për fitoren e madhe të Prishtinës.

FC Prishtina është në vend të dytë me 30 pikë, dy më pak se Ballkani dhe Drenica renditet në të tetin me 20 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot