Newcastle ka luajtur baras (2:2) me Chelsean, në takimin e javës së 17-të të Premier League në futboll.
Newcastle udhëhoqi me rezultat 2:0, por epërsia u shkri në pjesën e dytë nga të “kaltrit”.
Woltemade shënoi dy gola (4 e 20) për epërsinë 2:0 të vendasve.
Megjithatë Reece James i dha shpirt lojës së Chelseat me eurogolin nga gjuajtja e lirë në minutën e 49-të, i cili nga 30 metra shënoi në këndin e djathtë të vendasve.
Joao Pedro barazoi rezultatin në minutën e 66-të.
Chelsea renditet në vend të katërt me 29 pikë, ka 6 më shumë se Newcaastle në të 11-tin.