Në Maqedoninë e Veriut i bëjnë jehonë futbollistit të Prishtinës

- Bota Sot

Në Maqedoninë e Veriut i bëjnë jehonë futbollistit të Prishtinës

Futbollisti Mario Ilievski është protagonist i fitores së Prishtinës në ndeshjes e sotme, me rezultat 2:1 ndaj Drenicës, në takimin e javës së 18-të të Superligës së Kosovës.

Në Maqedoninë e Veriut i bëjnë jehonë futbollistit të Prishtinës.

“Ndërkombëtari maqedonas, Mario Ilievski, është përsëri golashënues për ekipin e Prishtinës në Kampionatin e Kosovës.

Sot, ish-kapiteni i Maqedonisë U-21 solli triumfin (2:1) e Prishtinës kundër ekipit të Drenicës.

Mysafirët kishin avantazh në pjesën e parë.

Megjithatë, kjo nuk ishte problem për Ilievskin dhe shokët e tij të ekipit, sepse bënë një kthesë të plotë.

Së pari, Bytyqi barazoi rezultatin në 1:1, dhe më pas në minutën e 78-të në momentin e duhur, Mario Ilievski shënoi për 2:1.

Ekipi i Prishtinës është i dyti me 30 pikë pas liderit Ballkani që ka 32.

 Ilievski ka shënuar shtatë gola gjatë këtij kampionati në këtë sezon”, shkruan media maqedonase “Sportsport”.

Ilievski është në formë të mirë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot