Ka përfunduar me një rezultat befasues ndeshja Bylis – Elbasani, 3:2 për ballshiotët.
Sulmuesi i Bylisit Ibrahim Mustapha shënoi i vetëm 3 gola, duke “gjunjëzuar” rivalin.
Bomberi nigerian e gjeti rrugën e rrjetës në minutat 44, 48’ dhe 55’.
Kundërpërgjigja e Elbasanit me Loukli dhe Tsague nuk mjaftoi.
Pas 17 javësh kampionat, ekipi i Ivan Gvozdenovic e ka humbur kreun, 2 pikë më pak se Egnatia kryesues, ndërsa ekipi ballshiot mban pozitën e 7-të me 18 pikë.