Futbollisti Ermal Meta foli pas barazimit 1:1 të Tiranës me Vllazninë.
“Duhet të japim të gjithë, unë i pari dhe çuna më të ri. Viti i tretë, duhet të jem si një lider.
Duhen pikët, të fitojmë dhe luftojmë si sot dhe javën e kaluar.
Kemi një ndeshje me Elbasanin për këtë vit dhe shpresojmë ta fitojmë.
Për mua e rëndësishme të luaj, të bëj mirë kudo të jem, të fitojë ekipi. Dhe në mbrojtje dhe mesfushë nuk është problem.
Sa i përket dëmtimit, kam akoma disa gjëra të vogla dhe prandaj nuk kam qenë aty ku duhet”, u shpreh Meta.