Ardijan Nuhiu foli pas barazimit 1:1 të Tiranës me Vllazninë.
“Mendoj për atë që dhanë çunat, merituam më shumë.
Më pëlqeu shpirti luftarak, në skuadër kemi futbollistë të rinj, u duhet punë. Mendoj e mbyllëm mirë kundërshtarin, nuk lejuam raste.
Na rrezikuan në dy penallti. Ne me pak përqëndrim në pjesën e dytë me rastet e Voglit dhe Rafës, mund të merrnim 3 pikë.
Po mundohemi me këtë grup që kemi.
Të marrim maksimumin dhe në ndeshjen e radhës duke punuar shumë. Në aspektin taktik besoj po punojmë shumë mirë.
Kemi mbetur me forca pak në skuadër. Jo rastësisht dhe pak lëvizje, stoli i kufizuar, futbollistë nga U-18. Ta mbyllim vitin dhe me një rezultat pozitiv në ndeshjen e radhës dhe pastaj të shohim.
Rafa po na ikte në krahë. Mes pjesëve u munduam të përcjellim informacionet, të mos lëmë mesfushën bosh. Një skuadër si Vllaznia nuk të krijon asnjë rast, janë për komplimente futbollistët.
Po e prisnim që cinik, ta prisnim te momenti që vijë. Duke njohur kualitetin e Kallkakut, duhet të jemi më kompakt si skuadër”, u shpreh trajneri i Tiranës.