Triumfojnë Besëlidhja, Sopoti dhe Tërbuni

- Bota Sot

Triumfojnë Besëlidhja, Sopoti dhe Tërbuni

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme të Kategorisë së Dytë. Fitore të rëndësishme janë marrë nga ekipet në kuadër të javës së 11-të të kampionatit.

Kështu kanë siguruar 3 pikët Sopoti pas fitores 3-0 ndaj Gramshit, 2-0 ka fituar Tërbuni ndaj Basanias. Po me këtë rezultat ka triumfuar edhe Besëlidhja ndaj Naftëtarit.

Ndërkohë 3-1 ka përfunduar dueli Luzi – Adriatiku dhe dueli Erzenit dhe Veleçikut është mbyllur 0-0, teksa 1-0 udhëheq Tomori ndaj Delvinës, takim i cili ka nisur disa minuta me vonesë.

NDESHJET:

GRUPI A:

ERZENI – VELEÇIKU 0:0

GRAMSHI – SOPOTI 0:3

TËRBUNI – BASANIA 2:0

BESËLIDHJA – NAFTËTARI 2:0

LUZI – ADRIATIKU 3:1

GRUPI B:

TOMORI – DELVINA 1:0



Lexoni të gjitha në Bota Sot