Skuadra e Coventry ka barazuar 1:1 ndaj Southamptonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Championship të Anglisë.
Në fundin e ndeshjes, Frank Lampard e nisi një sherr.
Legjenda e Anglisë shau tifozët vendas, kurse lojtarët e Southamptonit shkuan për ta sulmuar.
Në fakt, Lampard doli i pastër, pasi në përleshje u përfshinë lojtarët.
“Ky jam unë, me zemër në duar. Kërkoj falje për gjuhën që kam përdour, ndoshta edhe fansat do të kërkojnë falje për fjalët e tyre”, u shpreh Frank Lampard pas ndeshjes.