Franck Ribery ka rikujtuar një nga episodet më të tensionuara të karrierës së tij, që lidhet me një përballje të zjarrtë mes Bayern Munich dhe Real Madrid në Ligën e Kampionëve.
Ish-anësori francez tregoi se gjithçka nisi pas një momenti nervoz:
“I bërtita Carvajalit dhe përfundova duke e goditur me shuplakë,” tha Ribéry me të qeshur, duke shtuar se nga ai çast situata doli jashtë kontrollit.
Sipas tij, reagimi i lojtarëve të Real Madridit ishte i menjëhershëm, veçanërisht nga Sergio Ramos dhe Pepe.
“Që nga ai moment, Ramos dhe Pepe vendosën të ma bënin jetën të pamundur.
Më shikonin sikur donin të më vrisnin sa herë prekja topin. Loja u kthye në një çështje mbijetese. Pepe nuk vinte më për topin, por për mua,” rrëfeu Ribéry.
Francezi pranoi se ajo ndeshje i tregoi fytyrën më të egër të Real Madridit.
“Me ta nuk kishte armëpushim. Asnjë sekondë qetësi,” theksoi ai.
Megjithatë, ky episod nuk la pasoja afatgjata. Tre vite më vonë, gjatë një tjetër përballjeje Bayern–Real, Ribéry dhe Dani Carvajal lanë pas të shkuarën. Mbrojtësi spanjoll publikoi në rrjetet sociale një foto të përqafimit mes tyre gjatë ndeshjes, duke e krahasuar me incidentin e vitit 2014.
Një gjest sportiv që simbolizoi pajtimin, duke e kthyer një moment tensioni në një shembull klasi dhe fair-play në futbollin europian.