Rikthehet Broja i “vjetër”, sulmuesi shqiptar i “pamëshirshëm” ndaj shokëve

- Bota Sot

Rikthehet Broja i “vjetër”, sulmuesi shqiptar i “pamëshirshëm” ndaj shokëve

Armando Broja ka marrë profilin e protagonistit te ekipi i Burnley, jo vetëm me lojë të mirë në fazën ofensive, por sot gjeti edhe golin e barazimit karshi Bournemouth.

Nuk ishte rastësi që trajneri Scott Parker kishte filluar ta integronte në lojë nga minuta e parë ndaj Newcastle dhe Fulham.

Edhe pse kundër Bournemouth sulmuesi shqiptar hyri si zëvendësues, sapo iu dha mundësia shënoi.

Në bazë të statistikave, Broja pati vetëm 1 goditje në portë dhe përfundoi në katërkëndësh, “snajper”.

Sipas mediumit ekspert të “SofaScore”, shqiptari u vlerësua me notën më të lartë te Burnley, 7.2.



Lexoni të gjitha në Bota Sot