Dhëndëri i Kosovës shkakton kaos te ndeshja e Dortmundit, reagon e dashura e tij

- Bota Sot

Dhëndëri i Kosovës shkakton kaos te ndeshja e Dortmundit, reagon e dashura e tij

Futbollisti Karim Adeyemi, dhëndëri i Kosovës duket se po kërkon në çdo mënyrë të largohet nga Borusia Dortmund, siç është spekuluar kohët e fundit, por ka zgjedhur mënyrën e gabuar për ta bërë një gjë të tillë.

Në ndeshjen e të premtes ndaj Borusia Monglendbach, anësori i sulmit u përplas me Kevin Diks të skuadrës kundërshtare dhe kishte edhe fjalë për gjyqtarin i cili nuk ngurroi që t’i tregonte kartonin e verdhë.

Trajneri Kovaç e zëvendësoi Adeyemin në minutën e 60 të sfidës dhe lojtari tentoi të shkonte direkt në dhomat e zhveshjeve i inatosur, por drejtori sportiv Sebastian Kehl e ndali duke e detyruar të ulej në stol.

Reagimi i parë ishte pikërisht i bashkëshortes së futbollistit, këngëtares nga Kosova Loredana, e cila në rrjetet sociale shprehu pakënaqësinë që Adeyemi ishte zëvendësuar nga trajneri. “A mundet ju lutem që të mbetet kështu? Unë po çmendem…

Jam e lumtur nëse Dortmundi fiton, me apo pa Karimin, por të lutem vëlla, si mund ta nxjerrësh jashtë Karimin?”, ishte postimi i saj në rrjetet sociale.



Lexoni të gjitha në Bota Sot