400 persona të arrestuar në operacionin e madh policor në Itali

- Bota Sot

400 persona të arrestuar në operacionin e madh policor në Itali

Policia italiane njoftoi sot se ka arrestuar 384 persona dhe ka sekuestruar 1.4 ton drogë në një operacion të madh kundër trafikantëve të narkotikëve.

Përveç arrestimeve, oficerët e policisë hapën një hetim ndaj 655 individëve, përfshirë 39 të mitur, dhe sekuestruan 35 kilogramë kokainë dhe mbi 40 armë zjarri, tha policia në një deklaratë.

Operacioni, i cili përfundoi dje në disa provinca, çoi në mbylljen e përkohshme të pesë dyqaneve të kanabisit në tri qytete pas 312 inspektimeve.

Gjatë inspektimeve, policia sekuestroi 296 kilogramë produkte kanabisi, raportojnë mediat italiane, përcjell KosovaPress.

Italia miratoi një dekret sigurie në qershor që ndaloi të ashtuquajturin kanabis "ligjor" dhe ndaloi shitjen e të ashtuquajturit "kanabis i lehtë", që ndryshe nga marihuana nuk ka efekte psiko-aktive.



Lexoni të gjitha në Bota Sot