Liverpooli kthehet me pikë të plota nga Londra, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Tottenhamin, në takimin e javës së 17-të në Premier League.
Vendasit mbeten pa një futbollist nga minutat e 33-të.
Simons i Tottenhamit u përjashtua me karton të kuq pas një faullit.
Për Liverpoolin realizuan Isak (56), Ekitike (66) dhe për vendasit Richarlison (83’).
Në minutën e 60-të Alexander Isak i Liverpoolit braktisi fushën pas një lëndimit të rëndë.
Tottenhami mbetet edhe pa kapitenin Romero në minutën e 90+3, u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë.
Liverpooli renditet në vend të pestë me 29 pikë e Tottenham në të 13-tin me 22 sosh.