Curri para ndeshjes me Prishtinën e Re: Kemi shumë cilësi si grup

- Bota Sot

Curri para ndeshjes me Prishtinën e Re: Kemi shumë cilësi si grup

Trajneri i Gjilanit, Debatik Curri, është shfaqur në konferencë për media në prag të duelit kampional ndaj Prishtinës së Re, duke vënë theksin te rëndësia e pikëve maksimale për të qenë në garë për objektivin e vënë nga klubi.

Shefi shtabit teknik ndër të tjerash ka folur për ekipin e tij, ndeshjet të cilat i ka kaluar dhe mundësinë që skuadrës ti bashkohen elemente të reja në afatin kalimtar të janarit.

Ndeshja luhet nesër në Gjilan në orën 13.00 në kuadër të javës së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Gjilani të cilin e kërkon Curri?

“Kur kam ardhur këtu e kam parë që kemi shumë cilësi si grup, normalisht edhe vend për t’u përmirësuar.

Ekipi është në një momentum shumë të mirë, pavarësisht që kemi mundur të bëjmë më tepër. Unë jam i kënaqur me atë se çfarë kanë dhënë futbollistët deri më tani.

Ekipi besoj që do të ketë një fytyrë edhe më të mirë në pranverë dhe shpresojmë që do të përmbushim objektivat të cilat i ka vënë klubi”.

Ndeshja e kaluar ndaj Dritës?!

“E kam potencuar që ndeshja derbi është e rëndësisë së veçantë dhe se renditja tabelare nuk luan rol të madh. Mbetem i kënaqur me atë se çfarë kemi treguar.

Ndeshje interesante nga dy skuadrat që kërkuan ta fitojnë ndeshjen.

Personalisht mendoj që asnjë skuadër nuk është më lartë se ne, prandaj duhet të dëshmojmë në çdo ndeshje vlerat tona”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot