Gjilani pa mungesa kundër Prishtinës së Re

- Bota Sot

Gjilani pa mungesa kundër Prishtinës së Re

Ndeshja luhet nesër në Gjilan në orën 13.00 mes Gjilanit dhe Prishtinës së Re në kuadër të javës së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës.

“Ekipi realizon seancën e fundit stërvitore për këtë vit – pret ndeshjen ndaj Prishtinës së Re

Në temperatura të ulëta ekipi është shfaqur në fushën stërvitore për të mbyllur edhe përgatitjet e fundit para duelit të fundjavës ndaj Prishtinës së Re.

Gjatë gjithë javës kanë mbretëruar temperatura të ulëta dhe me mjegull në fushën stërvitore në cilën kuqebardhët kryejnë punimet për secilën ndeshje kampionale.

Gjithë grupi ka qenë i fokusuar në punë dhe në udhëzimet të cilat stafi teknik i ka përgatitur për duelin e fundjavës ndaj Prishtinës së Re.

Si asnjëherë më parë, gjithë futbollistët do të jenë të gatshëm për këtë sfidë, duke përfshirë edhe mbrojtësin Mario Zebic, i cili mungoi në katër duelet e fundit.

Kujtojmë që dueli i parë ndërmjet dy skuadrave përfundoi me fitoren e kuqebardhëve me rezultat minimal 0:1”, thuhet nga SC Gjilani.



Lexoni të gjitha në Bota Sot