Baseli para shikuesve të vet zhgënjeu duke luajtur baras (1:1) me Servetten.
Kampioni në fuqi i Zvicrës me këtë barazim ngec edhe më shumë nga kreu i tabelës.
Kapiteni Xherdan Shaqiri u paraqit nga minuta e parë e futbollisti Albian Ajeti nga e 46-ta në fanellën e Baselit.
Për Baselin shënoi Traore (64) dhe për Servetten Guillemenot (29).
Pas javës së 19-të Baseli renditet në vend të tretë me 32 pikë dhe Servette në të nëntin me 20 sosh.
Thun kryeson me 40 pikë.