Kryeqytetasit fitojnë ndaj kuqezinjve në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

Kryeqytetasit fitojnë ndaj kuqezinjve në Prizren
Sigal Prishtina fitoi duelin ndaj Vëllaznimit 74:68 (25:12, 17:22, 15:13, 17:21), përballje që u zhvillua në Prizren.
Bardhekaltrit e nisën ndeshjen shumë mirë, duke fituar bindshëm çerekun e parë, e më pas, përkundër tentimeve nga mysafirët, arritën të ruajnë epërsinë për të fituar në fund 74:68.
Adrio Bailey u dallua te kryeqytetasit me 21 pikë e 12 kërcime, derisa Jericole Hellems e mbylli ndeshjen me 29 pikë e gjashtë kërcime, njofton FBK përcjell Gazeta e Prizrenit.
 
Sigal Prishtina numëron shtatë fitore e gjashtë humbje pas 13 javësh në ProCredit Superligës, kurse Vëllaznimi katër fitore e tetë humbje.


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit