Malisheva dhe Drita luajtën baras (1:1) në ndeshjen e javës së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Minutat e fundit e tradhtuan Dritën që të kthehet me pikë të plota nga stadiumi "Liman Gegaj" në Malishevë.
Një pikë e madhe për Malishevën e cila mban vendin e katërt me 27 pikë.
Drita renditet në vend të pestë me 26 pikë, por ka një ndeshje më pak me Prishtinën.