FC Barcelona është gati të nisin ndeshjen ndaj Villarreal CF në Estadio de la Ceramica, një sfidë e rëndësishme për të dyja skuadrat në kërkim të tre pikëve.
Trajneri Hansi Flick ka zgjedhur një formacion që reflekton përvojën dhe cilësinë e skuadrës së tij.
Në portë starton Joan Garcia, i cili do të ketë për detyrë të ruajë portën e skuadrës së tij. Në mbrojtje, Pau Cubarsi dhe Gerard Martin janë dy qendërmbrojtësit, ndërsa Alejandro Balde dhe Jules Kounde do të mbulojnë krahët e majtë dhe të djathtë.
Në mesfushë, mungesa e Pedri mbulohet nga Frenkie de Jong dhe Eric Garcia, të cilët ofrojnë një kombinim të mirë të forcës dhe kreativitetit.
Në krahët e sulmit janë Lamine Yamal dhe Raphinha, ndërsa pas tyre, si mesfushor qendror sulmues, starton Fermin Lopez.
Në krye të sulmit, Ferran Torres do të ketë përgjegjësinë për të shfrytëzuar çdo rast, duke shpresuar të vazhdojë formën e tij të mirë këtë sezon në La Liga.
Ky formacion tregon besimin e Flick te lojtarët e tij më cilësorë dhe strategjia e Barcelonës do të jetë e qartë: të kontrollojnë lojën dhe të kërkojnë golin që nga minuta e parë.