Futbollisti Edon Zhegrova mbrëmë u paraqit për 29 minuta në fitoren e Juventusit me rezultat 2:1 ndaj Romës, i cili kontriboi në golin e dytë në minutën e 70-të me një harkim të përsosur.
Mediumi i njohur italian “Tuttosport” ka shkruar për Zhegrovën në lidhje me foton e përbashkët me futbollistin Dybala të Romës.
“Zhegrova luajti një gjysmë ore të mirë, përfshirë kohën shtesë, në ndeshjen Juventus - Roma.
Kjo ishte një kohë vendimtare për të rifituar ritmin, besimin dhe formën fizike pas një periudhe të vështirë.
Futja e tij në fushë erdhi në një moment kritik në ndeshje dhe në mbrëmjen e ‘Bianconerëve’.
Zëvendësimi përkoi me largimin e detyruar të Conceicaos, i cili u lëndua nga një dëmtim muskulor. Pavarësisht shqetësimeve për portugezin, lojtari nga Kosova reagoi mirë që nga topat e parë.
Menjëherë pas ndeshjes, anësori Zhegrova festoi fitoren në rrjetet sociale.
Një fotografi në teshatore me Paulo Dybalan, ku të dy shkëmbyen fanellat, një imazh me simbolikë të fuqishme që bëri xhiron e shpejtë në rrjetet sociale.
Në komente, pati shumë mesazhe respekti dhe dashurie për të dy, me Dybala-n ende të dashur nga tifozët e Juventusit”, - shkruan mes të tjera media italiane.