Shqetësime! Daniel Stucki e bën të qartë për Xherdan Shaqirin

- Bota Sot

Shqetësime! Daniel Stucki e bën të qartë për Xherdan Shaqirin

Baseli nuk po kalon në formë të mirë në elitën e futbollit zviceran. 

Barazimi i mbrëmshëm me rezultat 1:1 me Servette-n në kuadër të javës së 19-të, padyshim se ka shqetësuar dashamirët e këtij kolektivi.

Drejtori sportiv i FC Baselit, Daniel Stucki, i del në mbrojtje Xherdan Shaqirit, transmeton mediumi zviceran “bluewin”.

 "Xherdani gjithashtu ka pasur shumë gola shënimi këtë sezon; ai tashmë ka katër në Europa League. 

Ai po e përballon mirë, është një lider. Ai është mësuar me presionin; kjo nuk e shqetëson", - thotë Stucki, duke mbrojtur kapitenin:

"Është normale që nuk mund të performosh në mënyrën më të mirë për 50 deri në 60 ndeshje radhazi dhe të shënosh një numër të pafund golash.

Por pres që kjo të kthehet".

Baseli është në vend të tretë me 32 pikë e ka tetë më pak se lideri Thun.



Lexoni të gjitha në Bota Sot