Futbollisti Florent Hasani si kapiten i vërtetë, dje protestoi së bashku me bashkëlojtarët dhe futbollistët kundërshtarë.
Ata nuk e filluan ndeshjen për më shumë se një minut, duke refuzuar të luanin.
Kjo, për shkak se klubi ku luan lojtari nga Kosova, Boluspori nuk i ka paguar futbollistët që tre muaj.
Florent Hasani këtë sezon me klubin turk ka shënuar 13 gola dhe ka bërë dy asistime.