Sot janë luajtur tri ndeshjet e mbetura të vlefshme për javën e 18-të të Superligës së Kosovës.
Në total u shënuan shtatë gola.
Gjilani mposhti Prishtinën e Re me rezultatin 3-2. Drita barazoi 1 me 1 përballë Malishevës, ndërsa Dukagjini dhe Ballkani nuk shënuan gola në ndeshjen e tyre.
Megjithatë, Ballkani e mbyll vitin 2025 si kampion dimri.
Për të mbyllur pjesën e parë të sezonit duhet të luhet ndeshja e prapambetur mes Dritës dhe Prishtinës.
Ky takim është programuar më 24 dhjetor.