Shaipi e Bislimi titullarë, Lugano demolon Young Boysin

- Bota Sot

Shaipi e Bislimi titullarë, Lugano demolon Young Boysin

Lugano ka marrë fitore të madhe me rezultat 3:0 ndaj Young Boysin, në takimin e javës së 19-të të elitës së futbollit zviceran.

Portieri i kombëtares së Kosovës, Amri Shaipi, u paraqit nga minuta e parë së bashku me Uran Bislimin, ky i fundit u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë. 

Golat i realizuan Behrens (3), Steffen (16) e Koutsias (66).

Janko i Young Boys u përjashtua me karton të kuq në minutën e 60-të.

Lugano zë vendin e tretë me 33 pikë e Young Boys të 5-tin me 29 sosh.



Lexoni të gjitha në Bota Sot