Futbollisti ndalohet nga policia franceze

- Bota Sot

Futbollisti ndalohet nga policia franceze

Isaak Toure është përballur me një tjetër problem jashtë fushës.

Sipas gazetës Le Parisien , mbrojtësi i FC Lorient u ndalua nga policia në Versajë të shtunën ndërsa drejtonte një Lamborghini Urus dhe gjatë kontrollit të trafikut, oficerët zbuluan se 22-vjeçari po drejtonte me një patentë të pavlefshme.

Lojtari me preardhje nga Bregu i Fildisht u mor në pyetje në stacionin e policisë së Versajës.

Kjo është një situatë e sikletshme për Touren, i cili ende nuk ka luajtur asnjë minutë në Ligue 1 këtë sezon për Lorient, për shkak të lëndimit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot