Bayerni i fortë për ekipin e Ramajt e Ibrahimoviçit

- Bota Sot

Bayerni i fortë për ekipin e Ramajt e Ibrahimoviçit

Bayern Munihu ka marrë tre pikë të pritura në udhëtim në duel me ekipin që po kalon në krizë të rezultateve, Heidenheim.

Bayerni ngadhënjeu me rezultat 4:0 ndaj Heidenheimit.

Futbollistët Stanishiq (15), Olise (32), Diaz (86’), Kane (90+2) – realizuan për Bayernin.

Portieri Diant Ramaj, si zakonisht nga minuta e parë, kurse futbollisti Arijon Ibrahimoviç u paraqit nga minuta e 46-të për Heidenheimin.

Pas javës së 15-të në Bundesliga I, Bayerni kryeson me 41 pikë apo me 13 fitore e 2 barazime, ndërsa Heidenhem është në zonën e kuqe përkatësisht në vend të 17-të me 11 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot