Skuadra e Manchester Utd kthehet duarthatë nga stadiumi "Villa Park" në Birmingham.
Aston Villa shënoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Manchester Utd, në takimin e javë së 17-të të Premier League në futboll.
Për Aston Villën realizoi Rogers (45 e 58) dhe për Manchester Utd Cunha (45+3).
Aston Villa renditet në pozitën e tretë me 36 pikë e Manchester Utd në të 7-tin me 26 sosh.