Arba Manaj, ‘mbreti’ i futbollit të Kosovës

- Bota Sot

Arba Manaj, ‘mbreti’ i futbollit të Kosovës

Sulmuesi i Dritës, Arba Manaj është zgjedhur futbollisti më i mirë për vitin 2025.

Manaj, i cili ka qenë një nga lojtarët kryesor tek kampionia në fuqi e Kosovës, është shpallur lojtari më i mirë për vitin që po e lamë pas nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ndërkohë, FFK ka bërë edhe përzgjedhjen e 11-shës më të mirë për vitin 2025.

Kjo është 11-shja më e mirë e vitit 2025:

Faton Maloku (Drita, Besnik Krasniqi (Drita), Egzon Bejtullahu (Drita),  Bajram Jashanica (Ballkani), Arlind Veliu (Malisheva),  Arjanit Hasani  (Llapi), Albert Dabiqaj (Drita),  Etnik Bruti (Malisheva), Wald Hamidi (Ballkani), Sunday Adetundi (Ballkani) dhe Arba Manaj (Drita).



Lexoni të gjitha në Bota Sot