Barcelona ka fituar me shifrat 2:0 ndaj Villarealit në një ndeshje shumë të luftuar në transfertë, ku nuk janë shmangur polemikat me ekipin vendas që protestoi për dy episode.
I pari ishte penalltia që i dha avantazhin Barcelonës me Rafinjan i cili u pengua në zonë, ndërsa vendasit pretendonin që nuk kishte pasur faull. Ish-gjyqtari ndërkombëtar spanjoll, Iturralde Gonzalez, shpjegon për “AS” se penalltia në fakt ishte e drejtë.
“Nuk ka pozicion jashtë loje të Rafinjas kur merr topin. Më pas Komesanja i nxjerr by*ën. I la by*ën aty dhe pastaj e pengon pak edhe poshtë gjithashtu”, tha ai për episodin në fjalë.
Episodi i dytë për diskutim ishe kartoni i kuq i marrë nga Renato Veiga në minutën e 38 për një ndërhyrje ndaj Lamin Jamal, me kryesorin që i nxori direkt të kuqin për faull nga mbrapa.
“Këtu çelësi i kartonit është forca, jo lartësia ku çon këmbën. Diskutohet nëse është e tepruar apo jo. Nëse nuk do ishte, nuk duhej ta thërriste VAR-i”, shpjegoi Iturralde Gonzalez.