Shefi i NATO-s, Mark Rutte thotë se Vladimir Putin po pengon fundin e luftës në Ukrainë.
Kur u pyet nga gazeta gjermane Bild pse është kaq e vështirë të përfundojë lufta në Ukrainë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte u përgjigj: “Arsyeja është (Vladimir) Putin!”
“Ai është i gatshëm të sakrifikojë 1.1 milion qytetarë të tij. Dhe këtë vit përparimi i tij është minimal: fitime territoriale të papërfillshme, më pak se 1% e territorit ukrainas krahasuar me fillimin e vitit. Si rezultat, sipas vlerësimeve tona, deri në 1.1 milion njerëz janë vrarë ose plagosur në frontin rus”, u shpreh Rutte.
Rutte deklaroi gjithashtu se “disa vende evropiane kanë treguar gatishmërinë e tyre për të kontribuar me trupa nëse është e nevojshme (në Ukrainë)”.
“Detajet e sakta të këtij ‘Koalicioni të Gatshëm po përpunohen: si do të ndodhte një vendosje? Çfarë do të ndodhte në tokë, në det, në ajër? Të gjithë këta elementë po përpunohen”.