Futbollisti Mevlan Zeka ka reaguar për çmimin “Këpuca e Artë”.
Zeka ka paraqitur faktet e tija në lidhje për këtë epitet.
“Golashënuesi më i mirë” shkoi për Valentin Sereben e Ballkanit.
“Sonte u mbajt ceremonia e laureatëve të vitit, dhe pavarësisht që jam golashënues i sezonit 2024/2025
22 Gola në 35 ndeshje
2974 minuta
3 gola në Kupën e Kosovës
2 asistime
Nuk mora çmimin “Këpuca e Artë” si golashënues i sezonit. Nuk është ankesa, por një reflektim i ndjesisë që vjen nga puna dhe sakrifica që dhashë gjatë gjithë sezonit 2024/2025 dhe pikërisht ne qershor të vitit 2025 edhe Zyrtarisht jam golashënuesi më i mirë i Superligës ndërsa tani kemi vetëm një listë të golashënuesve qe mund të ndryshoj deri më përfundimin sezonit 2025/2026 zyrtarisht.
Vetëm për të kuptuar më mirë: golashënuesi i vitit kalendarik i përket dy sezoneve të ndryshme, dhe kjo nuk ndodh askund tjetër në botë që të vlerësohet një golashënues i Superligës me dy sezone të ndryshme — thjesht një fakt i veçantë.
E ndaj këtë si fitues moral, me të gjithë ata që më përkasin, duke mos i harruar kurrë.
Respekt maksimal për të gjithë lojtarët që janë vlerësuar, për skuadrat, tifozëritë dhe sukseset e tyre.
Faleminderit trajnerëve, bashkëlojtarëve, familjes dhe mbi të gjitha Zotit, për shëndetin dhe forcën që më mundësoi të jap gjithçka në fushë.
Ju uroj të gjithëve qe viti 2026 të keni shëndet, begati dhe të gjitha të mirat e Zotit në familjet tuaja.
Shihemi në sezonin pranveror — edhe më i fortë se kurrë”, reagon Zeka.