Lojtarët shfaqen në fushë me qen në derbin shqiptar të Serie A

- Bota Sot

Lojtarët shfaqen në fushë me qen në derbin shqiptar të Serie A

Ndeshja e sotme e Serisë A mes Sasuolos dhe Torinos, ka filluar me një pamje mjaft të veçantë teksa skuadrat po hynin në fushë dhe po rreshtoheshin për nisjen e takimit.

Kapitenët e dy ekipeve, Matiq dhe Zapata hynë në fushë të shoqëruar nga një qen dhe jo nga fëmijët e zakonshëm që shoqërojnë ekipet.

Të dy qentë ishin pjesë e një nisme me një strehë kafshësh të Formixhine, e cila kërkonte t’u gjente njw shtëpi të re atyre

. Ndaj kishte gjetur këtë mënyrë të veçantë për ta reklamuar në ndeshjen e Serisë A ku në radhët e dy skuadrave nga minuta e parë ishin në fushë Muriç te Sasuolo dhe Ismajli me Asllanin te Torino.



Lexoni të gjitha në Bota Sot