E ardhmja e mesfushorit anglez Ruben Loftus-Çek te Milani ka marrë një kthesë të papritur.
dhe pse luajti si titullar në gjysmëfinalen e pafat të Superkupës ndaj Napolit, mesfushori po konsideron seriozisht një largim gjatë merkatos së janarit.
Sipas “Calciomercato.com”, arsyeja kryesore e mundshme për këtë ndarje lidhet me fanellën e përfaqësueses së Anglisë. Megjithëse ka grumbulluar 17 paraqitje në pjesën e parë të sezonit, performanca e Loftus-Çek ka qenë e dobët, me vetëm një gol të shënuar, kundër Leçes në javën e dytë.
Milani, nga ana e tij, nuk e ka refuzuar mundësinë e shitjes. Kontrata e anglezit skadon në qershor 2027 dhe nuk ka negociata për rinovim. Kjo e bën janarin si një mundësi të fundit për të rikuperuar investimin prej rreth 20 milion eurosh të paguar te Çelsi dy vite më parë.