Rasti i trishtë për vrasjen e Liridona Ademajt tronditi mbarë vendin. Tashmë dy vite pas vrasjes, sot po mbahet edhe një seancë për gjykimin e të dyshuarve për vrasjen e saj.
Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, janë paraqitur video-incizime të tjera që tregojnë momentet pak para vrasjes së Ademajt.
Në pamje shfaqet momenti kur Naim Murseli dhe Liridona Ademaj kishin darkuar së bashku në një restorant, së bashku me dy djemtë, shkruan Klan Kosova.tv.
Ishte vetë Murseli i cili kishte organizuar një darkë pak para ngjarjes tragjike të vrasjes. Më pas, në restorant futet edhe Granit Plava, teksa bën vëzhgime ndaj tyre. E më vonë shihet edhe çasti kur Murseli i afrohet tavolinës së Plavës dhe më pas ia bën me shenjë duke prekur fytyrën.