Dështon plani i bujshëm i Milanit, tani kuqezinjtë janë në pritje të Interit në Champions

- Bota Sot

Dështon plani i bujshëm i Milanit, tani kuqezinjtë janë në pritje të Interit në Champions

Ndeshja e shumëpërfolur mes Milanit dhe Komos nuk do të luhet në Përth të Australisë në muajin shkurt, siç ishte projektuar prej kohësh. Plani ka dështuar sot në mënyrë të bujshme, pasi Federata Italiane dhe Konfederata Aziatike, që duhej të jepte lejen, ka ndërprerë negociatat meqë pritësit kishsin vënë kushte që cilësoheshin të papranueshme nga italianët.

Sfida në Australi shihej si një mënyrë për të promovuar Serinë A, edhe pse tifozët apo edhe vetë lojtarët kishin dalë kundër kësaj ideje marketingu e jo sportive, që kishtr lindur nga fakti se ndeshja nuk mund të luhej në datën e caktuar në “San Siro” pasi aty zhvillohej ceremonia e hapjes e Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Kortina.

Kësisoj, ndeshja kthehet të jetë në ajër dhe tashmë është plotësisht në dorën e Interit, ose më saktësisht rezultateve të Interit në Ligën e Kampioneve. Datat kur mund të zhvillohet në Itali janë 17 apo 24 shkurt 2026, në varësi të renditjes së Interit në grupin e Champions.

Nëse zikaltrit kalojnë mes 8 të parëve, mund të zgjidhet një prej këtyre datave. Nëse Interi është i detyruar të bëjë play-off, Milan-Komo do të luhet në datën që mbetet bosh për përdorimin e “San Siro” nga kalendari i Ligës së Kampioneve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot