Lojtari shqiptar do të largohet nga Cesena

- Bota Sot

Lojtari shqiptar do të largohet nga Cesena

Futbollisti Cristian Shpendi do të largohet nga Cesena.

Madje për përflitet për një largim që në merkaton e janarit, duke qenë se edhe ofertat nga Serie A nuk mungojnë, me ekipe si Bologna, Juventus dhe Torino në garë.

Megjithatë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është gati t’i çuditsë të gjithë. Së fundmi, ekipi nga Katari, Al Sadd është futur seriozisht në garë për shërbimet e 22-vjeçarit nga Malësia e Madhe.

Duke marrë parasysh financat e forta të klubit nga Katari, paga e Shpendit do të ishte shumëfish më e madhe aty. Momentalisht, milionat janë në “pole position”, duke parakaluar ekipet e Serie A.

Por, mbetet në dorën e futbollistit shqiptar, i cili do të vendosë përfundimisht se ku do të transferohet. Kujtojmë se Shpendi ka një ndeshje me Kombëtaren shqiptare A, teksa është pikë kyçe për Cesena në Serie B.



Lexoni të gjitha në Bota Sot