Konfirmohet dëmtimi i rëndë

- Bota Sot

Konfirmohet dëmtimi i rëndë

Momente shqetësimi të madh në Anfield për gjendjen e Alexander Isak.

Sulmuesi suedez u detyrua të lërë fushën para kohe në ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur, pas një përplasjeje shumë të fortë me Micky van de Ven, pikërisht në aksionin që solli golin e avantazhit për Liverpoolin.

Episodi ngriti menjëherë alarmin te tifozët dhe stafi teknik.

Gjatë mëngjesit të së hënës, mediat angleze raportuan për një dëmtim të mundshëm serioz, duke përmendur edhe frikën e një frakture në këmbë. Konfirmimi zyrtar erdhi në mbrëmje nga klubi i Liverpoolit, i cili bëri të ditur se dëmtimi është i rëndë, edhe pse nuk u specifikua një afat rikthimi.

“Sulmuesi i Liverpoolit u dëmtua gjatë një kontrasti teksa shënonte golin e hapjes kundër Tottenham Hotspur dhe u detyrua të largohej nga loja.

Pas ekzaminimeve mjekësore, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për një dëmtim në kyçin e këmbës, që përfshinte edhe frakturë të fibulës. Rehabilitimi i Isak do të vijojë në qendrën stërvitore AXA, pa një datë të përcaktuar rikthimi”, thuhet në komunikatën e klubit.

Një goditje e rëndë për Liverpoolin, që tashmë pret me ankth evolucionin e gjendjes së një prej lojtarëve kyç të repartit ofensiv.



Lexoni të gjitha në Bota Sot