Sulmuesi brazilian drejt largimit nga Reali

- Bota Sot

Sulmuesi brazilian drejt largimit nga Reali

Sulmuesi brazilian Endrik po bëhet gati t’i japë lamtumirën Real Madrid. Jo përgjithmonë, por për të kaluar në formë huazimi te Olimpik Lioni në Francë.

Futbollisti kërkon minuta që të luajë rregullisht dhe të sigurojë një vend në Botërorin 2026, ndaj ka qenë i gatshëm të pranojë një destinacion tjetër për të vazhduar aktivizimin në këtë edicion, me idenë për t’u kthyer më pas përsëri në verë te madrilenët.

“El Larguero” në Spanjë ka mësuar edhe klauzolat në kontratën e lojtarit për të bërë të mundur transferimin dhe palët kanë rënë dakord që për sa kohë që ai të jetë në gjendje të mirë, pa dëmtime, Lioni duhet ta aktivizojë në të paktën 25 ndeshje në pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Gjithashtu, pagesa e tij do të mbulohet nga dy klubet, me francezët që do të paguajë 50% të rrogës së futbollistit.

Ai pritet të kryejë vizitat mjekësore në ditët në vijim dhe mund të aktivohet me Lionin që në ndeshjen e kampionatit më datë 3 janar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot